DROPULL FILM FESTIVAL 2024

FILMAT PJESËMARRËS TË EDICIONIT TË KATËRT
TË FESTIVALIT NË DROPULL

Edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Dropull u mbajt nga data 6 deri më 9 gusht 2024.
Ky event promovoi kinemanë dhe trashëgiminë kulturore në Dropull, duke sjellë së bashku krijues nga Shqipëria dhe Greqia përmes shfaqjeve të filmave dhe aktiviteteve kulturore.
Festivali është një platformë unike që synon të forcojë lidhjet mes dy popujve përmes artit dhe krijimtarisë, duke ofruar një eksperiencë të pasur dhe të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit.

AEROLIN

DIAVASI

L’AQUA CHE PASSA

DROPULL FILM FESTIVAL 2023

FILMAT PJESËMARRËS TË EDICIONIT TË 3-TË
TË FESTIVALIT NË DROPULL

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dropull 2023” në edicionin e tij të 3-të, solli në konkurrim 40 filma të regjisorëve grekë, shqiptarë dhe kosovarë, përfshirë 11 filma të animuar për të rritur. Disa prej tyre u projektuan në amfiteatrin historik të Sofratikës në Adrianopol, një vend me histori të pasur kulturore.

ELENA

MBJELLJA E PEMËVE

DIELL

DROPULL FILM FESTIVAL 2022

FILMAT PJESËMARRËS TË EDICIONIT TË 2-TË
TË FESTIVALIT NË DROPULL

Edicioni i dytë i “Dropull International Short Film Festival” u zhvillua në fshatin Sofratikë, në amfiteatrin e Adrinopolit. Pasi startoi vitin e parë në Dervican, në vitin 2022 festivali solli filma grekë, shqiptarë dhe europianë që simbolizojnë bashkimin e dy popujve, Shqipërisë dhe Greqisë.

DISCO FUNERAL

DROPULL FILM FESTIVAL 2021

FILMAT PJESËMARRËS TË EDICIONIT TË PARË
TË FESTIVALIT NË DROPULL

Edicioni i parë u mbajt në fund të muajit gusht 2021 dhe zgjati tre ditë. Ky festival ishte një iniciativë e artistit të njohur Kosta Zhonga dhe kishte si vizion ta bëjë Dropullin një pikë takimi për kineastët vendas dhe të huaj që paraqesin krijimet e tyre.
Synimi i festivalit ishte që Dropulli të bëhet një pikë referimi jo vetëm për krijuesit e filmave, shkrimtarët dhe artistët, por edhe për të tërhequr turistë të rinj.

REJA

PATISION AVENUE

HANSEL

PASHKA